25-11-2024

Prizren: Burgim dy personave për vjedhje dhe blerje të gjësendeve të vjedhura

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal dënuar dy persona me iniciale A.M. dhe A.A., që të dy nga fshati Nebregosht Komuna e Prizrenit, për shkak të veprës penale “vjedhje e rëndë” dhe veprës penale “pranimi, blerja, fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.

Të akuzuarin me iniciale A.M., gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 2 vitesh, si dhe dënimin me gjobë në shumën prej 1.000 (njëmijë) euro.

Kjo sepse i njëjti, sipas Gjykatës, me datën 21.12.2014 rreth orës 14:15 në fshatin Nebregosht, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo personin tjetër, “shfrytëzon momentin e volitshëm duke tejkaluar pengesat, në atë mënyrë që hyn në shtëpinë e të dëmtuarës me iniciale M.M. dhe nga aty merr sende me vlerë dhe largohet nga vendi i ngjarjes, me ç’rast të dëmtuarës i shkakton dëm material”.

Të akuzuarin me iniciale A.A. gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 3 (tre) muajve, ndërsa gjykata e ka aprovuar propozimin e të akuzuarit që dënimi i shqiptuar me burgim efektiv i njëjti të zëvendësohet me dënimin me gjobë.

Kjo sepse me datë, i akuzuari me iniciale A.A. pranon pasurinë për të cilën e ka ditur se është përfituar me kryerjen e veprës penale.

Asnjë koment

Comments are closed.