26-04-2024

Prizren: Caktohet paraburgim ndaj 13-të të arrestuarve në aksionin për fajde, narkotikë, bixhoz …

Caktohet masa e paraburgimit ndaj trembëdhjetë të pandehurve, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer disa vepra penale në rastin “TOTO”, percjell Gazeta e Prizrenit.

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatjeprej një muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit ndaj 13 të pandehurve për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale si në vijim:

S.K.,
Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm
Fajdej

P.K.,
Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm

S.G.,
Fajdeja
Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge

L.B.,
Fajdeja
Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar
Sulmi

I.K.,
Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm

V.T.,
Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm

B.K.,
Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm
Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve

D.K.,
Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm

A.G:,
Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm

A.D.,
Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm

H.Xh.,
Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm

A.S.,
Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm

E.G.,
Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm

Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurve ka vlerësuar dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë – posaçërisht nga procesverbalet  të kontrollit mbi sekuestrim të përkohshëm të sendeve, telefona dhe pajisje elektronike, makinë për numërim të parave, para të gatshme Euro, Franga Zvicerane, Narkotikë, Armë, foto dokumentacione procesverbalet e marrjes në pyetje pranë Policisënga të gjitha këto prova dhe të tjera,rrjedh dyshimi i bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen.

Asnjë koment

Comments are closed.