20-04-2024

Befason Ikballe Huduti: Burrit tim ia kam gjetur vet edhe dy gra – Ja çfarë ndodhi! (Video)

Ikballe Huduti, e njohur si përfaqësuese e sektit shija në Kosovë, kohë me parë kishte bërë bujë në rrjetet sociale me deklaratën e saj për “martesat e përkohshme”, për të cilat thotë se janë të lejuara sipas islamit.

Madje, ajo në një emision televiziv në Kosovë ka ndarë edhe një përvojë personale sa i përket martesave të tilla.

Ajo mes tjerash ka treguar se burrit të saj, vet i kishte gjetur edhe dy gra.

“Unë burrit tim, i kam ispatë (dëshmitare), dy gra janë, njëra është doktoreshë në Gjakovë dhe një tjetër ekonomiste e ndarë me një fëmijë, pastaj pas ofertës time me e martu burrin tim me të dytën grua, kjo ekonomistja me një fëmijë kthehet te i njëjti burrë dhe ia bën edhe gjashtë fëmijë. Ndërsa unë si grua myslimane që e besoj Kuranin dhe e pasoj Ehli Bejtin, unë brengosem për çështjet e moralit në shoqëri. Kjo doktoresha, ka pasë një martesë të shkurtër nja 7-8 muaj dhe e pash që është e mërzitur, mirëpo grua tepër inteligjente. Unë shumë e zënë, e burrin e kam që jo një grua, jo vetëm mua që më meriton, por i meriton edhe dy gra tjera. Por, burrat e sotshëm, besoni se nuk i meritojnë as qato gra”, ka thënë Huduti.

Më vonë, ajo ka zbuluar se burri i saj kishte pasur njëherë një martesë të përkohshme.

“Ka pasur martesë dy vjet. Unë e kam leju, sepse kam shkuar për dy muaj për ngritje intelektuale dhe unë e di që nëse burri im shkon me një grua, pa niqah, pa kurorë, pa dhuratë të martesës, ai kishte me e dëmtua edhe atë grua, shpirtërisht, fizikisht, moralisht”, është shprehur ajo.

Ndërkohë kohë më parë Bashkësia Islame e Kosovës pati theksuar se deklaratat, qëndrimet, opinionet dhe predikimet e Ikballe Hudutit nuk kanë asgjë të përbashkët me BIK-un.

“Personi në fjalë ka predikuar doktrinën shiite e panjohur ndër ne më parë”, pati deklaruar Bashkësia Islame e Kosovës.

Asnjë koment

Comments are closed.