24-11-2024

Prizren: Certifikohen 40 vijuesit e kursit të artit në qeramikë

Certifikohen 40 kursistë të cilët përfunduan kursin dy mujor të artit në qeramikë, të organizuar nga shoqata “Esnaf”, prej nga përfituan 38 gra dhe 2 persona me nevoja të veçanta, shkruan “GazetaePrizrenit.net”

Në ceremoninë e organizuar për këtë rast ka marrë pjesë edhe kryetari prizrenas, Mytaher Haskuka, i cili më pas në profilin e tij zyrtar në “facebook”, ka shkruar se Prizreni gjithmonë ka qenë qendër e artit dhe të artizanateve, prandaj projektet e tilla të aftësimeve profesionale janë të mirëseardhura për kthimin e traditave artizanale në qytetin tonë.

Ai ka përgëzuar  shoqatën “Esnaf” për përzgjedhjen e përfituesve të këtij projekti, pra gratë dhe personat me nevoja të veçanta, nëpërmjet të së cilit bëhet fuqizimi i tyre për pjesëmarrje në ekonomi dhe shoqëri.

Haskuka ka uruar kursistët të zhvillojnë edhe më tepër këtë art dhe të krijojnë të ardhura me ushtrimin e aftësive të fituara nëpërmjet këtij kursi”. GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.