19-04-2024

Prizren: Dënohen me burgim trevjeçar dy të akuzuar për vjedhje

Gjykata Themelore në Prizren ka shpall aktgjykim dënues ndaj dy personave të akuzuar për vjedhje të rëndë.

Të akuzuarit A.G. dhe M.K. në mes të datës 16-17 gusht të vitit 2016, rreth orës 21:00 – 00:18, në shtëpinë e të dëmtuarit Sh.G., kishin hyrë me forcë. Aty kanë marrë një pushkë të markës “Akar”, një kuti me mjete për pastrim, rreth 40 fishekë 12mm, një orë të dorës për femra, bizhuteri në vlerë 100 euro dhe të holla në vlerë prej 35 euro, para se të largoheshin nga vendi i ngjarjes.

Gjykata në Prizren ka dënuar me nga tri vjet burgim të akuzuarit. Po ashtu ata janë të detyruar të paguajnë secili nga 50 euro në emër të paushallit gjyqësor, dhe shumën prej 30 euro të taksës për kompensimin e viktimave të krimit.

Asnjë koment

Comments are closed.