25-04-2024

Prizren: Deponia e mbeturinave e “mbulon” lagjen “Bajram Curri” (Video)

Në lagjen “Bajram Curri” në Prizren është krijuar një deponi e mbeturinave.

Në fotot dhe videon që posedon Gazeta Blic shihet një numër i lartë i mbeturinave në këtë pjesë të Prizrenit.

Qytetari që i ka dërguar këto pamje në adresë të Gazetës Blic, thotë se janë ankuar për këtë çështje por se nuk kanë marrë përgjigjje kurr.

Kemi afër shkollat e ambulantën këtu, aty i hudhin nga i gjith Prizreni, kemi kërku edhe bllokimin e rrugës për të hyrë. Asnjëherë nuk na janë përgjigjë, kurr asnjëherë nuk është pastru ky vend“, deklaron qytetari për Gazeta Blic.

Ai thotë se kurr komuna e Prizrenit nuk ka marrur hapa për këtë deponi.

Qytetari deklaron se kanë kontaktuar edhe me organizata jo qeveritare për këtë çështje, por se përsëri nuk ka reaguar komuna.

Këtu gjeni videon e këtij lajmi:

Lexo edhe;

Prizren: Punëkryesi i merr dritaret për borxh

Asnjë koment

Comments are closed.