Prizren: Deri tash pak votues në qendrën më të madhe të votimit

Interesim i ulët i qytetarëve për të votuar në qendrën më të madhe të votimit në shkollën “11 marsi” në Prizren.

Pak qytetarë kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për votim në dy orët e para të zgjedhjeve për raundin e dytë në këtë qendër votimi.

Qytetarët shprehen të kënaqur me organizimin e procesit zgjedhor, ndërsa shprehin mendime të kundërta për udhëheqjen komunale.

Levent Përvaqa thotë për KosovaPress, se i tërë procesi i votimit ka qenë i lehtë dhe pa telashe.

Kjo qendër ka mbi 19 mijë votues me të drejtë votë dhe gjithsej 22 vendvotime.

Në komunën e Prizrenit në raundin e dytë për kryetar, po garojnë Mytaher Haskuka nga LVV dhe Shaqir Totaj nga PDK.
/KosovaPress/