27-04-2024

Prizren: Dështon gjykimi ndaj dy të akuzuarve se goditën me veturë e pastaj theren me thikë viktimën

Mungesa e e të dëmtuarve, Pajtim dhe Zarife Kurtishaj ka bërë që të dështojë seanca e paraparë për të premten, në rastin ku Albert Ademaj dhe Orhan Ademaj po akuzohen se për vrasjen e M.K ku fillimisht ngarkohen se e kishin goditur me veturë e pastaj therur me thikë.

Fillimisht në seancën e sotme përfaqësuesi i palës së dëmtuar avokati Syl Hoxha deklaroi se ka folur dje pasdite me familjen e palës së dëmtuar, mirëpo të njëjtin kanë deklaruar se e dëmtuara Zarife Kurtishaj është e sëmurë, ndërsa Pajtim Kurtishaj ka dërguar vajzën e tij në Turqi për shërim.

Pas kësaj, kryetarja e trupit gjykues Raima Elezi njoftoi palët se ka ardhur deri te njoftimi i ndryshimit të trupit gjykues ashtu që tani në vend të gjyqtareve Sadije Selmani dhe Shpresa Emra do të jenë gjyqtarët Luan Berisha dhe Alija Fazlji.

Prokurori i Shteti Genc Nixha deklaroi se në seancën e sotme mund të japin vetëm fjalën hyrëse pasi që nëse kalohet në fazën e provave atëherë e dëmtuara duhet të japë deklaratën e para, po ashtu edhe përfaqësuesi i palës së dëmtuar avokati Syl Hoxha tha se pala e dëmtuar ka interes që të marrë pjesë në këtë gjykim.

Mbrojtësi i të akuzuarit Orhan Ademaj avokati Blerim Mazreku deklaroi se nuk ka kushte ligjore për mbajtjen e kësaj seance për shkak të mungesës së palës së dëmtuar ndërsa mbrojtësi i të akuzuarit Albert Ademaj, avokati Hajrip Krasniqi deklaroi se pala e dëmtuar ka veçse përfaqësuesin e saj dhe se ka konsideruar se janë plotësuar kushtet ligjore për mbajtjen e kësaj seance.

Pas kësaj, kryetarja e trupit gjykues Raima Elezi ka marrë aktvendim që seanca e sotme për shkak të mungesës së të dëmtuarve Pajtim Kurtishaj dhe Zarife Kurtishaj të shtyhet dhe seanca e radhës është caktuar për datën 08 dhe 13 tetor.

Kurtishajjj

Po ashtu mbrojtësit e të akuzuarve Albert dhe Orhan Ademaj kanë kërkuar që t’u zëvendësohet masa e paraburgimit me ndonjë masë më të butë, mirëpo kryetarja e trupit gjykues Raima Elezi ka refuzuar një propozim të tillë.,

Ndryshe sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të ngritur me 30.10.2020, Orhan Ademaj dhe  Albert Ademaj, akuzohen se me 01.05.2020 rreth orës 14:30 në Prizren, saktësisht në rrugën “Ismail Kryeziu” tek i ashtuquajturi “Transiti i ri”, në bashkëkryerje me dashje nga motivi i hakmarrjes, privojnë nga jeta tani të ndjerin M.K.

Tutje sipas aktakuzës thuhet se ditën kritike derisa të pandehurit ishin në qarkullim me veturën e tyre të markës “Golf III” , të cilën ishte duke e drejtuar i pandehuri Albert Ademaj, në momentin që e vërejnë të ndjerin M.K, i cili ishte në cilësinë e pasagjerit në motoçikletën e dëshmitarit Miran Halili, i përcjellin me automjetin e tyre së pari në lagjen “Ortakoll” dhe iu afrohen motoçikletës, ku vetë dëshmitari Miran deklaron se ka vërejtur thikën në dorën e të pandehurit Orhan dhe me qëllim të shmangies së konfliktit eventual i njëjti duke e drejtuar motoçikletën lëviz në drejtim të lagjes “Arbanë” gjithnjë duke u ndjekur pas nga të pandehurit të cilët kanë qenë në veturën e tyre dhe kur arrijnë në rrugën “Ismail Kryeziu” tek i ashtuquajturi “Transit i ri ” në Prizren e cila rrugë nuk ka dalje e që vërehet nga kamerat e sigurisë të vendosura në shtëpitë për skaj rruge ku është regjistruar veprimi i të pandehurve, të cilët me automjetin e tyre iu janë vënë pas dhe e kanë goditur motoçikletën pas së cilës i pandehuri Orhan pasi që del nga automjeti i afrohet të ndjerit Mendim dhe në konflikt me viktimën e godet me thikë në pjesën ballore të gjoksit , pas së cilës me të shpejtë kthehet në automjet dhe largohen nga vendi i ngjarjes derisa viktima duke e mbajtur dorën në plagën e shkaktuar, pas së cilës ka ardh auto ambulanca – emergjenca në vendin e ngjarjes dhe viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren , me ç’rast është vërtetuar se i njejti në emergjencë ka arritur pa shenja jete, sipas raportit të mjekut kujdestar, të datës 01.05.2020.

Me këto veprime Orhan dhe Albert Ademaj akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” për të cilën vepër penale parashihe denim me jo më pak se 10 vite burgim ose me burgim të përjetshëm /BetimipërDrejtësi

Asnjë koment

Comments are closed.