20-04-2024

Prizren: Detaje për aksidentin fatal te Transiti i Vjetër, ku vdiq një i ri

Aksidenti i sotëm me fatalitet në Prizren, ku vdiq një i ri rreth 20-vjeçar, ndërsa u lëndua një tjetër, në “Transitin e Vjetër”,  ndodhi tek ura (kthesa me tatëpjetë), pasi vetura ra nën urë, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Për pasojë në vendngjarje humbi jetën bashkudhëtari Arlind Kelmendi, i cili ishte bllokuar në veturë, prej të cilës ishte nxjerrë nga ndihmën e zjarrfikësve.

Mund të jetë një imazh i 1 person, i ulur dhe ambiente të brendshme
Arlind Kelmendi

Zëdhënësi i policisë në Prizren, togeri Shaqir Bytyçi konfirmoi për portalin “Gazeta e Prizrenit”, se aksidenti ka ndodhur, rreth orës 04:45 min., pasi vozitësi me veturën “VW Jetta”, ngjyrë të kaltër ishte duke drejtuar veturën pa patentë shofer dhe duke lëviz në rrugën e Transitit nga drejtimi i Landovicës në drejtim të lagjës “Dardania”.

“Vozitësi si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes në rrugë kur kalon pompën e benzinës “Arbëria Petrol” dhe merr drejtimin kah lagjja Dardania, me te arrit te ura në rrugën Transiti i vjetër, ku në atë vend rruga është tatëpjetë dhe kthesë në të djathtë, si dhe rruga ishte e lagur, vozitësi humb kontrollin për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë dhe kalon në anën e kundërt jashtë rruge, dhe duke u bartur bie nën urë”, tha ai.

Si pasojë vetë vozitësi merr lëndime të lehta trupore, dhe me autoambulancë dërgohet në spital, ku pasi merr ndihmën e parë lirohet nga emergjenca.

Sipas Bytyçit, pasagjeri i tij mbetet në vendin e ngjarjes pa shenja jete, ku vdekjen e konfirmoi ekipi i mjekeve që kanë qenë në vendin e ngjarjes.

Trupi i pa jete është nxjerr nga vetura nga ekipi i zjarrfikëseve dhe është marrë nga ekipi i mjekësisë ligjore ku me urdhër të Prokurorit dërgohet ne IML për autopsi ndërsa vozitësi ndalet në mbajtje”.

Si pasojë, vozitësi është dërguar në mbajtje prej 48 orësh. /Gazeta e Prizrenit/

 

 

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.