Prizreni ka nisur dezinfektimin e hapësirave publike dhe jopublike, si masë parandaluese për përhapjen e pandemisë COVID-19, raporton Gazeta e Prizrenit.
Në një kumtesë të Komunës, thuhet se ky aktivitet po vazhdon këto ditë në banesave kolektive.
Tashmë janë dezinfektuar banesa kolektive kryesisht në lagjet Ortakoll, Lakuriq dhe Bazhdarhane, ndërsa aksioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me dezinfektim të pjesës së mbetur të banesave anembanë qytetit. /Gazetae Prizrenit.net/