Komuna e Prizrenit përmes faqes së saj zyrtare, njofton se Drejtoria e Shërbimeve Publike nëpërmjet kompanive të kontraktuara po vazhdon me intensitet të lartë pastrimin dhe dezinfektimin e rrugëve në fshatrat e ndryshme të komunës.
Rrugët e fshatrave si Skorobishti, Lubizhda, Lutogllava, Karashëngjergji, Zhuri dhe Zymi tashmë janë pastruar e dezinfektuar, derisa punimet janë duke vazhduar në fshatin Romajë.
Më parë aktiviteti i njëjtë është kryer edhe në ditët e para të karantinimit në fshatin Korishë, si dhe në rrugët e ndryshme brenda qytetit, thuhet në këtë njoftim.