Prizren: Dhjetë të porsalindur 24-orëshin e fundit
Në maternitetin e spitalit në Prizren, gjatë 24-orëve të shkuara janë regjistruar dhjetë lindje.
Sa i përket gjinisë kësaj radhe dominojnë femrat, që në raport me djemtë janë 6 me 4.
Dy nga lindjet janë “cezariane” me operim. Një ditë më parë, ndërkaq kanë lindur tetë foshnje./GazetaePrizrenit.net/