22-11-2024

Prizren: Dhunohet një vajzë, policia arreston të dyshuarit

Në Prizren ishte zhdukur për dy ditë nga shtëpia e saj një vajzë e mitur.  Familjarët paraqiten rastin në polici me 16 të këtij muaji ndërsa pas dy dite ajo ishte gjetur nga policia dhe kishte deklaruar se është dhunuar nga dy persona.

Viktima është dërguar menjëherë në ekzaminim mjekësor ndërsa policia ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë dy persona të dyshuar në lidhje me rastin.

Prokurori ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarve të cilët aktualisht ndodhen në qendrën e mbajtjes deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë./IO

Asnjë koment

Comments are closed.