26-04-2024

Prizren: Drajçiqi mbetet pa shkollë, serbët kundërshtojnë nga 2013-a

Për ndërtimin e shkollës së re në fshatin e tyre ka vite që po presin, por ajo është shkatërruar nga vjetërsia.

Ndërtimi i objektit të ri po kundërshtohet nga komuniteti serb me arsyetimin se ai mund të jetë aset i trashëgimisë kulturore dhe se është afër Kishës, raporton KTV.

Drejtori i shkollës në Mushnikovë, Sedat Bajrami, thotë se problemi është politik ngase, sipas tij, serbëve u pengon që procesi mësimor zhvillohet në gjuhën shqipe.

Ai tregon se në vitin 2013 ishin bërë të gjitha përgatitjet dhe ishte siguruar buxheti për nisjen e punimeve por ato ishin ndalur nga Komuna me kërkesë të ish-ministrit për komunitete dhe kthim Dalibor Jevtiq.

Banorët duan ndërtimin e shkollës dhe thonë se pengesa që vjen nga serbët është e padrejtë.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, në anën tjetër, ka thënë se kanë qenë duke punuar që problemi me kundërshtimet e komunitetit serb të zgjidhet me marrëveshje.

KTV-ja ka tentuar të bisedojë me ish-mësuesin serb në këtë fshat, Tomislav Tomiq, nga i cili kanë ardhur vazhdimisht kundërshtimet, por ai nuk ka pranuar të flasë për televizionin.

Asnjë koment

Comments are closed.