Prizren: Dy këmbësorë goditen nga vetura
Dy persona, një femër dhe një mashkull janë goditur nga vetura në Prizren.
Rastet kanë ndodhur në dy lokacione të ndryshme, raporton Gazeta e Prizrenit.
Sipas policisë në rr. “Xhevat Berisha”, raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke drejtuar veturën me targa lokale, nga pakujdesia ka goditur këmbësoren-viktimën femër K-Shqiptare.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta pas pranimit te tretmanit mjekësor është liruar.
Në rastin tjetër që ndodhi në rr. “Xhevat Berisha”, viktima mashkull K-Shqiptar ka njoftuar se gjersa ka qenë duke kaluar rrugën një veturë e panjohur e ka goditur dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. /GazetaePrizrenit.net/