23-04-2024

Prizren: Dy të arrestuar për vjedhje në një ëmbëltore

Dy persona janë arrestuar në Prizren, për një vjedhje të rëndë që ka ndodhur në ëmbëltoren “Daja” në rrugën “Ismet Jashari”.

Në njoftimin e policisë në Prizren, thuhet se rasti kishte ndodhur në orët e para të së hënës, ku një nga të dyshuarit kishte depërtuar me forcë dhe kishte përvetësuar një portofol me një shumë parash, derisa i dyti kishte bërë roje.

Sipas policisë, të dyshuarit më pas kishin ikur nga vendi i ngjarjes, por pas hetimeve dhe ballafaqimit me provat ata janë identifikuar dhe arrestuar. Te njëri prej tyre është gjetur një boks metali dhe një shumë parash.

Me urdhër të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë ndaluar në masën e arrestit policor.

Asnjë koment

Comments are closed.