30-04-2024

Prizren: E vrasin shqiponjën dhe publikojnë fotografi në Facebook

Në Prizren, qytetarë të pamëshirshëm kanë vrarë shqiponjën, dhe e kanë postuar në rrjetin social Facebook.

Në disa fotografi që ka Indeksonline, shihet se një grup prej katër personave e kanë vrarë shqiponjën, më të cilën edhe janë fotografuar.

E.K e ka shpërndarë fotografinë, ku shihet së bashku me tre persona të tjerë të cilët mbajnë në duar shqiponjën e vrarë.

Vrasja e kafshëve të egra është e pranishme në Kosovë, edhe pse është e ndaluar me ligj.

Asnjë koment

Comments are closed.