16-04-2024

Tre të lënduar në një aksident në Sopijë të Suharekës

Tre persona kanë marrë lëndime në një aksident trafiku në fshatin Sopijë të Suharekës, raporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje pasdite, në mes të dy veturave me targa vendore me ngasës meshkuj K/Shqiptarë.

Si pasoj e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar dy ngasësit dhe një pasagjer.

Dy prej të lënduarve pas marrjes së ndihmës së pare në spitalin e Prizrenit lirohen në shtëpi kurse i treti është dërguar në QKUK për tretman të mëtejmë mjekësor./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.