Prizren: Ekzekutivi pret analizën e Prokurorisë për Shtëpinë e Kulturës në Zhur
Kjo godinë nuk është funksionalizuar për një dekadë, me gjithë faktin që për këtë projekt kapital janë shpenzuar rreth 1 milion euro.
Shefja e kabinetit të kryetarit, Krenare Koqi, ka pohuar se Qeveria komunale nuk do të intervenojë në këtë ndërtesë, përderisa rasti është duke u hetuar nga Prokuroria.