18-04-2024

Prizren: Fermerit i digjen 8 mijë zogj të pulave

Një fermë e pulave në lagjen “Bajram Curri” në Prizren është përfshirë nga zjarri.Si pasojë e zjarrit, janë djegur tetë mijë zogj të pulave dhe një pjesë e fermës.
Policia ka bërë me dije se janë duke e hetuar rastin dhe se për ngjarjen është informuar edhe prokurori.

“Lagjja Bajram Curri, Prizren 04.06.2021-06:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ferma e tij e pulave është përfshirë nga zjarri. Njësitet policore, zjarrfikësit dhe ekipi i KEDS-it kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit, të lënduar nuk ka, ndërsa janë djegur rreth 8,000 (tetëmijë) zogj të pulave dhe po ashtu është djegur edhe një pjesë e fermës-objektit. Njësitet policore janë duke hetuar rastin.

 

Asnjë koment

Comments are closed.