Nga e mërkura shkollës së mjekësisë, “Luaciano Motroni”mund t’i kthehen nxënësit.
Veçse, ata që do të shihen andej pari, do të jenë më të dobëtit e vitit, të cilëve do t’iu jepet rasti t’i përmirësojnë njëshat.
Një vendim të tillë e mori komisioni i formuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren, pasi gjeti shkelje në dispozitat e notave të fundit. Për to u bënë rreth 40 ankesa, njofton Klan Kosova.
Drejtori komunal, që po i shqyrton ankesat edhe për shkolla të tjera, gjithashtu zotohet se nuk do të ketë përpjesëtim note.