26-04-2024

Prizren: Gjenden mbi dy kilogramë marihuanë në një shtëpi

Një person është arrestuar në Prizren, pasi pas një bastisjeje në shtëpinë e tij, policia ka gjetur mbi dy kilogramë marihuanë.

Raporti nga PK:

“Rr. Besim Shala,  Prizren 14.01.2022 – 10:35. Bazuar në urdhëresën e lëshuar nga gjykata, njësitë policore kanë kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar  2814.25  gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë”, thuhet në raportin e policisë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Asnjë koment

Comments are closed.