26-04-2024

Prizren: Gjendet marihuanë në dy kavanoza

Në një shtëpi të pa banuar në Prizren janë gjetur dy kavanoza të mbushura me substanca të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, transmeton “GazetaePrizrenit.net.

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se substanca narkotike me peshë 644 gram është konfiskuar.

Rasti që ndodhur në rrugën ‘Fehmi Lladrovci’ është duke u hetuar.

Mbështetur në raportet policore, kohët e fundit pothuajse nuk ka ditë që nuk njoftohet për kapjen e sasive, kryesisht të vogla të maribuanës në Prizren, dhe arrestimin e të personave të dyshuar.

Zakonisht raportohet se këto raste ndodhin në orët e mbrëmjes ose gjatë natës. GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.