Një person është gjetur pa shenja jete në Prizren.
Sipas policisë, 53 vjeçari, u gjet në banesën e tij në Prizren, në lagjen e Ortakollit, në rrugën e Bingenit.
Njësitet policore, ekipi mjekësor dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Është raportuar se me 05.03.2020 viktima mashkull kosovar në banesën e tij është gjetur pa shenja jete. Njësitet policore, ekipi mjekësor dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes”, njofton Policia e Kosovës.”, thuhet në raportin e PK-së.
Gjatë kontrollimit të vendit të ngjarjes dhe në trupin e viktimës, thuhet se aktualisht nuk ka ndonjë dyshim rreth vdekjes se tij, mendohet se është vdekje natyrore mbase kishte pasur probleme shëndetësore me zemër.
“ Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”. /GazetaePrizren.net