Prizren: Gjendet pa shenja jete një burrë në Lubizhdë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Lubizhdë të komunës së Prizrenit, ku një person është gjetur pa shenja jete, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se Policia ka pranuar një thirrje për t’i dalë në ndihmë një burri i cili ishte pa ndjenja dhe dyshohej se kishte ndërruar jetë.
Me të dalë në vendin e ngjarjes, njësitet policore kanë kërkuar ndihmën e ekipit mjekësor. Një ekip i Emergjencës i është përgjigjur thirrjes dhe posa arritën në lokacion, kryen ekzaminimet vitale dhe nga mjeku kujdestar u konstatua se viktima ka ndërruar jetë.
Ndërkohë Policia ka intervistuar një dëshmitar i cili ndodhej në vendin e ngjarjes, e që kishte provuar që t’i dalë në ndihmë personit që humbi jetën.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe rasti është iniciuar ‘Hetim i vdekjes’.