Në Prizren raportohet se mbrëmë një person në oborrin e dy viktimave meshkuj kosovarë dyshohet se kishte gjuajtur me armë zjarri e më pas ishte larguar.
Rasti ka ndodhur rreth orës 22:00, ndërsa policia nuk ka njoftuar për ndonjë të lënduar, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore por nuk është gjetur ndonjë dëshmi. Me urdhër të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit por nuk është gjetur asgjë e dyshuar dhe as nuk është hasur i dyshuari.
Rasti vazhdon të hetohet. /GazetaePrizrenit. net