27-04-2024

Prizren: Identifikohen dy të mitur për vjedhje në zyrën e ofiqarisë në Gjonaj

Me 21 shkurt rreth orës 08:35 Policia ka marre informatën se persona të dyshimtë kanë depërtuar në brendësi të zyrës së gjendjes civile në Gjonaj të Hasit në Prizren.

Ankuesi “Zyrtar i lartë” përgjegjës i zyrës së gjendjes civile ka raportuar se persona të dyshuar deri atëherë të panjohur, kishin thyer xhamin e dritares dhe kishin depërtuar në brendi të zyrës dhe nga aty kishin vjedhur vulën zyrtare të gjendjes civile.

“Sipas ankuesit kjo zyre punon dy dite në jave dhe që nga dita e enjte me datë 16.02.2023  kur është mbyllur në ora 15:30 ka qenë gjithçka në rregull, ndërsa me datë 21 shkurt 2023, në ora 08:30 është vërejtur se ishte kryer vjedhja, në këtë objekt nuk ka roje e as kamera te sigurisë. Në vendin e ngjarjes ka dale patrulla policore, hetuesi kujdestar si dhe forenzika. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar që të iniciohet rasti si  Vjedhje e rëndë i cili shkon ne procedurë të rregullt, rasti nën hetime”, njofton policia.

Policia njofton se pas një pune intensive hetimore nga Njësiti i hetuesisë Stacioni Policor Prizren, me datë 24.02.2023, është arritur që të gjendet vula e vjedhur. Vula në fjalë është gjetur e thyer në pjesën e kornizës, por pjesa bazike e pa dëmtuar, po ashtu janë identifikuar dy të dyshuar, të njëjtit pranojnë se kanë kryer këtë vepër.

“Dy të dyshuarit janë nën moshën 14 vjeçare. Për rastin në fjalë është informuar prokurori kujdestar, Prokuroria Themelore Prizren, Departamenti për të Krime të Rënda, me rekomandim të së cilit ky rast do të mbyllet me Raport të Veçante, pasi që të dyshuarin nuk mbajnë përgjegjësi penale”, thuhet në njoftim.

Vula në fjalë do t’i kthehet personit përgjegjës./FO

Lexo edhe:

Hasi, krahina e shumë personaliteteve kombëtare

Asnjë koment

Comments are closed.