Prizren: Institucionet pa zgjidhje për largimin e lypësve nga rrugët
Pamjet kësisoj kanë nxitur reagimin e aktorit Xhevdet Doda, i cili ka kërkuar reagim institucional.
“A është gjendje emergjence kur qyteti vërshohet nga lypsarë dhe “muzikantë” darabukësh e çfarë jo tjetër që prishin rendin dhe qetësinë publike duke bezdisur qytetarët? A duhet të vetorganizohemi si qytetarë duke shpërfillur institucionet dhe pranuar “forcën” e pafuqisë institucionale?”, ka pyetur ai përmes rrjeteve sociale. Gjithashtu ka shtuar se loja e shmangies së përgjegjësisë nga një institucion në tjetrin “është turp që nuk duhet të tolerohet!”. Sipas tij kjo praktikë duhet të përfundojë. “Mjaft më! Ky nuk është as Prizreni, as Kosova që duam!”, është shprehur Doda.
Edhe komuniteti i afaristëve dhe zejtarëve në Prizren shpeshherë është ankuar për prishjen e rendit dhe të qetësisë publike nga lëmoshëkërkuesit, duke kërkuar nga institucionet që të veprojnë në mënyrë adekuate përballë këtij problemi.