26-11-2024

Prizren: Ishte dënuar për fajde, 55-vjeçari arrestohet dhe dërgohet në burg

Gjatë ditëve të fundit, Gazeta Sinjali mëson se kanë rënë në pranga të Policisë disa persona të kërkuar me urdhëresa të Gjykatave.

Njëri prej tyre, siç mëson Sinjali është edhe Nrec Perlazeri, 55-vjeçar, i cili është kapur të hënën në Prizren pasi ndaj tij ka pasur disa urdhëresa aktive të lëshuara nga gjykata.

 

I njëjti ishte në listën e personave të kërkuar, pasi Gjykata Themelore në Prizren e kishte shpallur fajtor dhe e ka dënuar me burgim për veprën penale “Fajde”.

Pas përfundimit të procedurave policore, 55-vjeçari është dërguar në njërën nga qendrat korrektuese në vend për ta vuajtur dënimin.

Asnjë koment

Comments are closed.