Bashkimi triumfon në derbin e qytetit, raporton Gazeta e Prizrenit.
Derbi prizrenas i ka takuar Bashkimit, që shënoi fitore ndaj rivalit të qytetit, Proton Cable Prizrenit me rezultat 62:96 (14:23, 18:16, 19:23, 11:34), në javën e 17-të të ProCredit Superligës.\

Te Proton Cable Prizreni, Kwame Vaughn shënoi 18 pikë, ndërsa te Bashkimi, më i miri ishte Valon Bunjaku me 27 pikë e katër asistime, njoftoi FBK, percjell
Gazeta e Prizrenit.

Proton Cable Prizreni ka katër fitore e 13 humbje, ndërsa Bashkimi 12 fitore e pesë humbje.