24-11-2024

Prizren: Ja kur do të takohen zyrtarët e LDK-së e AAK-së për koordinim opozitar

Partitë që janë pjesë e opozitës në Prizren, AAK dhe LDK, sot do të mbajnë takim të përbashkët me qëllim të koordinimit të veprimeve të mëtejme, derisa pritet që takime të ngjashme të mbahen edhe me partitë tjera, raporton Gazeta e Prizrenit.

AAK ka ndërmarrë një nismë për koordinim të subjekteve të opozitës në kuadër të Kuvendit Komunal (KK).

Kjo bëhet pas dështimit të dy mbledhjeve të njëpasnjëshme të KK të Prizrenit, shkaku i mungesës së shumicës së votave të nevojshme nga pushteti.

Balancën e qeverisjes së Shaqir Totajt e prishi AAK që doli nga koalicioni, si dhe qëndrueshmëria e asambleistëve për ta shmangur dukurinë e mëparshme të votimeve kundrejt joshjes për interesa personale nga pushtetit, apo “tyxharllëkun”, çështje kjo të cilin Gazeta e Prizrenit e ka trajtuar gjatë javës së kaluar.

AAK në Prizren i ftoi subjektet politike në takime për koordinim të veprimeve opozitare në kuadër të KK-së.

“Duke mos dashur që Prizreni të bllokohet për shkak të mos funksionimit të KK-së, dhe duke pasur parasysh nevojën për ndaljen arrogancës në qeverisje ku kërkesat e asambleistëve nuk merren parasysh porse shfrytëzohen vetëm si mekanizëm votues, AKK është e përkushtuar që në bashkëpunim me të gjitha subjektet politike, të ndërtoj një opsion real për qeverisjen, që garanton sundim të ligjit, zhvillim ekonomik dhe perspektivë për qytetarët e komunës” thuhej në komunikatën e tyre.

Nga burime të Gazetës së Prizrenit mësohet se takimi i sotëm do të mbahet në mes të kuvendarëve të AAK-së dhe përfaqësuesve të tyre nga LDK do të mbahet sot, në orën 14:00.

Ndërkaq në ndërkohë, priten edhe takime me drejtues të KDTP-së edhe AKR-së.

Një takim të ngjashëm, AAK e ka mbajtur edhe dy ditë më parë, me drejtuesit lokal të Vetëvendosjes/ “Gazeta e Prizrenit”.

Lexo edhe:

Shaqir Totaj, kryetari me pak “LIKE” (pëlqime)!

Asnjë koment

Comments are closed.