Prizren: Ja kush u emërua trajner i Lirisë për sezonin e ardhshëm
Pas ndryshimeve në bordin e Lirisë, klubi prizrenas ka filluar organizimin për sezonin e ri.
Erdogan Brando ka bindur kryesin e re dhe do të jetë trajner i Lirisë edhe për sezonin e ardhshëm, shkruan Indeksonline. Brando ka nënshkruar kontratë një vjeçare dhe synon rikthimin e Lirisë në Superligë.

Ai morri drejtimin e klubit prizrenas në ndeshjet e fundit, por nuk arriti ta shpëtonte nga rënia në Ligën e Parë.