25-04-2024

Prizren: Katër të lënduar nga vetaksidenti i tmerrshëm në autostradë tek hyrje-dalja (Video)

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore nga vetaksidenti i ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”, në zonën e Prizrenit.

Nga pamjet shihet vetura e shkatërruar tërësisht pasi është përplasur nga anësoret e rrugës.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale në Prizren, Shaqir Bytyqi ka thënë për IndeksOnline se nga ky aksident lëndime kanë marrë katër persona, të cilët po trajtohen në spital.

Bytyqi ka thënë se njësitet përkatëse të policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

 

Asnjë koment

Comments are closed.