20-04-2024

Prizren: Vetaksidentohet vetura në autostradë, shkatërrohet tërësisht vetura (Video)

Një vetaksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”, në zonën e Prizrenit.

Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar pamje nga ky aksident ku shihet një veturë e shkatërruar tërësisht pasi ka goditur anësoret e rrugës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po merret me aksidentin.

Deri më tani nuk ka informacion për gjendjen shëndetësore të ngasësit apo të pasagjerëve.

IndeksOnline ka pyetur policinë për aksidentin dhe është në pritje të përgjigjes.

 

Asnjë koment

Comments are closed.