03-05-2024

Në Rahovec arrestohen tri vajza, e rrahën një të mitur

Janë arrestuar tri vajza në Rahovec, dy prej tyre të mitura, pasi e kanë rrahur një tjetër vajzë, poashtu të mitur.

Policia njofton se vajza ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor, përcjell Klankosova.tv.

“Janë arrestuar tri të dyshuara femra kosovare, dy prej tyre të mitura për shkak se me datën 19.10.2022 dyshohet se  e kishin sulmuar fizikisht viktimën e mitur femër kosovare, e cila si pasojë ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

Tutje, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit tri të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.

Asnjë koment

Comments are closed.