20-04-2024

Mësimi të shtunave, deklarohet sërish Këshilli i Prindërve

Këshilli i Prindërve të Kosovës është shprehur serish kundër mësimit të shtunave, ku përmes një reagimi në Facebook, thuhet se fëmijët kanë të drejta, të cilët ata obligohen që t’i mbrojnë.

Postimi i tyre:

“Djem e vajza, anembanë Kosovës, të shtunave e të dielave marrin pjesë në gara të ndryshme në futboll, basketboll, vrapim, karate, xhudo, gjimnastikë, hendboll, tenis, ping-pong e sporte të tjera. Vajza e djem gjithandej vendit të shtunave zhvillojnë aktivitete kulturore (teatër, vallëzim, balet, muzikë e art), apo edhe ndjekin kurse të ndryshme për gjuhë të huaja, kodim e zanate.

Djem e vajza në çdo komunë relaksohen në fundjavë me vizita familjare, ecje në natyrë, lexim sipas dëshirës, lojëra kompjuterike e plot aktivitete të tjera të moshës. Janë dy ditë shumë të rëndësishme për to e për ta, të marrin kënaqësi, të luajnë e bëjnë çka vetë duan, të garojnë e sfidohen me aktivitete jashtëshkollore. Prindërit janë gjithnjë gati për mbështetje”.

Asnjë koment

Comments are closed.