07-05-2024

Prizren: Kërkohet i dyshuari për vjedhje të rendë me vlerë prej 31.000 euro

Me date 21.05.2023 rreth orës 20:05 është raportuar një vjedhje e rëndë në Shirok të Suharekës, është raportuar se persona të panjohur duke tejkaluar pengesa kanë hyrë në shtëpi të viktimës dhe nga aty kanë vjedhur stoli ari me vlerë rreth 20000 (Njëzet mijë ) euro si dhe para të gatshme 11000 (njëmbëdhjetë mijë ) euro.

Lidhur me rastin policia ka siguruar video incizime dhe foto të dyshuarit që dyshohet që i ka vjedhë parat, janë bërë hetime te vazhdueshme për I identifikimin e personit të dyshuar.
Përkundër përpjekjeve të bëra, deri më tani nuk është arrite që të identifikohet dhe të lokalizohet vendqëndrimi i të dyshuarit.

Me qëllimin që të zbulohet sa më pare vendndodhja dhe identiteti i tij, nga Prokurori i Shtetit lëshohet “Autorizim” për publikimin e fotografive të mara nga kamerat e sigurisë .
Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate , apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Suharekë , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

Asnjë koment

Comments are closed.