22-11-2024

Prizren: Kërkohet urgjentisht dhurim i gjakut AB pozitiv për një pacient me dializë

Familjarë të pacientit, Shaban Murati, i cili vuan nga insuficienca reale e veshkës dhe ndodhet në hemodializë, kërkojnë ndihmë urgjente nga dhuruesit vullnetar të gjakut që posedojnë grupin AB pozitiv.

Agim Murati, familjar i pacientit, ka bërë të ditur se nevojiten dy doza gjaku dhe ata që kanë mundësi të lajmërohen nesër në Prizren, duke kontaktuar në numrin e telefonit +38349737906 ose të shkruajnë direkt në llogarinë e tij në Facebook.

“Ju lus, kush e ka grupin e gjakut AB pozitiv dhe ka mundësi të jep ndihme, të lajmërohet për nesër në Prizren.

Na duhen dy doza.

Ju falënderojmë paraprakisht”, ka thënë Murati.

Asnjë koment

Comments are closed.