Ndryshon “ora policore” për Malishevën

Kur ka arritur në 64 numri i të prekurve me Coronavirus në komunën e Malishevës, është marrë vendim që të ndryshohen masat e reja kufizuese.

Sipas vendimit të ri lëvizja për banorët e Malishevës do të kufizohet nga ora 14:00 deri në ora 06:00.

Lajmi është konfirmuar nga kryetari, Ragip Begaj.

Kujtojmë se në këtë komunë gjatë ditës së sotme ka qëndruar kryeministri, Albin Kurti, ku edhe paralajmëroi shtrëngim të masave.

Nga aty, Kurti tha tha se si institucionet qendrore e komunale duhet të bashkëpunojnë që të shpërndahet sa më pak virusi.

Kujtojmë se mbrëmë një 66 vjeçare nga fshati Banjë e Malishevës ka ndërruar jetë pasi ishte infektuar me Coronavirus. 224 është numri total i të prekurve në Kosovë.