19-04-2024

Prizren: Këta janë përfituesit nga subvencionet në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, mungon transparenca e mjeteve

Komuna e Prizrenit ka publikuar listën përfundimtare të përfituesve nga subvencionet për përkrahje në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit.

Sikurse është bërë praktikë, shuma e mjeteve të përfituesve nuk është bërë publike.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të komunës, thuhet se pas shqyrtimit të ankesave nga ana e komisionit për ankesa të OJQ-ve në lidhje me listën preliminare të shpallur më 11.05.2021 nga thirrja publike për mbështetje financiare nga fusha e kulturës, rinisë dhe sportit, Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka shpallur listën përfundimtare të përfituesve nga kjo thirrje.

Më poshtë mund të gjeni listën përfundimtare në kategorinë e kulturës dhe rinisë, si dhe në kategorinë e sportit.

Lista përfundimtare e përfituesve në rini dhe sport: https://kk.rks-gov.net/…/lista-perfundimtare-pa-qmime.pdf

Lista përfundimtare e përfituesve në kulturë: https://kk.rks-gov.net/…/2021/05/LISTA-PERFUNDIMTARE.pdf

Asnjë koment

Comments are closed.