01-05-2024

Prizren: Këta janë pesë personat e arrestuar nga Krimet ekonomike

Krimet ekonomike të Policisë së Kosovës kanë ndërmarrë një aksion të gjerë sot, ku në Prizren janë arrestuar pesë persona, raporton Gazeta e Prizrenit.

Kumtesa nga Policia:

Sot, me datë 25.07.2022 në rajonin e Prizrenit ku janë arrestuar pesë persona mbi dyshimin e bazuar për “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”.
DHKEK ka kryer veprime hetimore mbi dyshimet e evidentuara nga Zyra e Auditorit Kombëtar, se zyrtar nga Zyra për Kthim dhe Komunitete ne Komunën e Prizrenit, dyshohet se janë të përfshirë në veprat penale lidhur me tenderin “Furnizimi me material ndërtimor për ndërtimin e shtëpive të familjeve skamnore dhe rasteve sociale të komunitetit minoritar në Komunën e Prizrenit”
Nga veprimet hetimore të zhvilluara janë siguruar dëshmi se katër zyrtarët nga Zyra për Kthim dhe Komunitete në Komunën e Prizrenit (C.B, I.D, R.D, A.I, dhe SH.B, përgjegjës i Operatorit Ekonomik, në bashkëkryerje kanë kryer dy veprat penale të lartcekura.
Si rrjedhojë e këtyre veprimeve të personave të dyshuar, Komuna e Prizrenit kishte paguar faturat sipas listave të propozuara, duke dëmtuar në radhë të parë familjet skamnore si përfituese, si dhe Komunën e Prizrenit si autoritet kontraktues, së paku në shumën qe aktualisht është rreth trembëdhjetë mijë (13.000) euro.
Veprimet lidhur me këtë rast janë kryer ne bashkëpunim me prokurorin kompetent, ku pasi janë shoqëruar dhe intervistuar të pesë personat e dyshuar, me Aktvendim të prokurorit të shtetit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Asnjë koment

Comments are closed.