Prizren: Komuna s’ka buxhet për pagat e 76 punonjësve të shëndetësisë
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur se 76 punëtorëve shëndetësorë të angazhuar nga “Caritas Kosova” për ofrimin e përkujdesjes shëndetësore shtëpiake dhe shërbimeve shëndetësore shtesë do t’u paguhen pagat vetëm edhe për muajin prill.
Sipas tij, përpjekjet e Komunës dhe “Caritas Kosovës” për gjetjen e fondeve shtesë për vazhdimin e këtij projekti kanë rezultuar të pasuksesshme deri tashti, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ndërkaq këshilltarët nga radhët e PDK-së opozitare kanë shprehur qëndrimin se Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Punës dhe Mirëqenies Sociale kanë dëshirë për vazhdimin e këtij projekti, por jo edhe lidershipi i Komunës së Prizrenit.
Mirëpo Haskuka ka shprehur gatishmërinë që të vazhdohet projekti në fjalë nëse gjenden fonde nga niveli qendror për mbulimin e pagave të punëtorëve shëndetësorë.