Prizren: Konfiskimi i armëve ilegale, një i dyshuar sulmoi policin: Kush je ti me marrë armën
Të dielën pasdite, në fshatin Jeshkovë në Prizren, Policia ka arritur t’i arrestojë pesë persona, të cilët u kapën të armatosur. Armët dhe municioni që u gjetën janë sekuestruar, ndërsa të dyshaurit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim. Por, gjatë arrestimit të njërit prej tyte, zyrtarët policorë kanë hasur ën rezistencë, raporton Gazeta Sinjali.
Siç mëson Sinjali, i dyshuari A.Shabanaj, 34-vjeçar, po dyshohet se është kapur me Policinë, si revoltë për sekuestrimin e armës që ia gjetën në veturë bashkë me disa fishekë.
Në bazë të informacioneve të para, i dyshuari iu ka drejtuar policëve me fjalë të ndryshme, ku ndër të tjera ka thënë se “kush jeni ju me sekuestru armën time”. Situata dyshohet se ka eskaluar më pas, pasi i njëjti e penguar zyrtarin policor e madje edhe e ka shtyrë.
Sulmi ndaj Policisë i kushtoi me arrestim dhe përkundër rezistencës, i njëjti është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit.
Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, ndërsa për veprën “Armëmbajtje pa leje” është iniciuar hetim i veçantë.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.