24-11-2024

Prizren: Kontrabandim me refugjat afër pikëkalimit kufitar në Vërmicë

Një rast i kontrabandës me emigrant është vërejtur nga policia, sot në orët e hershme të mëngjesit në autostradë afër pikëkalimit kufitar me Shqipërinë,  raporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur afër pikës kufitare në Vërmicë.

“Njësia policore  e cila ishte në vëzhgim në afërsi të autostradës Ibrahim Rugova –afër PKK Vërmice,  rreth orës 04:00 ka vërejtur  (5) persona refugjat të cilët dyshohet se kanë hyrë ilegalisht nga territori i R. së Shqipërisë  në R. e Kosoves ,duke hy në një automjet i cili dyshohet se ishte në  pritje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore si dhe është njoftuar prokurori i krimeve të rënda, me vendim të cilit i dyshuari është ndaluar dhe automjeti i tijë është sekuestruar.

Sipas policisë,  janë njoftuar njësiti i Migrimit dhe ai i Hetimeve Regjionale për procedura të mëtejme hetimore.

Mbështetur në raporte policore, rasti të tilla në këtë pjesë janë regjistruar edhe më parë. / GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.