Prizren: Kuvendarët e Vetëvendosjes kërkojnë mbledhje të KK-së për faljen e një pjese të tatimit në pronë
Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, përmes një shkrimi në “facebook” ka njoftuar se Grupi i Kuvendarëve Komunal nga kjo parti do të dorëzojë kërkesën për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme, për faljen e tatimit në pronë në vlerën deri në 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e komunës së Prizrenit.
Grupi i Kuvendarëve të LVV-së, fton të gjithë anëtarët e Kuvendit Komunal që ta nënshkruajnë këtë kërkesë dhe ta mbështesin këtë nismë.
Shkrimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Grupi i Kuvendarëve Komunal nga Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, në fillim të javës, do të dorëzojë kërkesën për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, me të vetmen pikë të rendit të ditës:
– Falja e tatimit në pronë në vlerën deri në 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e komunës tonë për vitin 2023.
Duke patur parasysh kornizën ligjore të ligjit aktual për tatimin në pronë dhe me qëllim të lehtësimit të barrës së qytetarëve, grupi ynë kuvendar, fton të gjithë anëtarët e Kuvendit Komunal që ta nënshkruajnë këtë kërkesë dhe ta mbështesin këtë nismë.