24-11-2024

Prizren: Ky është 54-vjeçari që u gjet pa shenja jete

Një person 54 – vjeçar është gjetur dje pa shenja jete në rrugën “Enver  Hadri” në Prizren,  dhe sipas policisë dyshimet e para janë se bëhet fjalë për vdekje natyrale.

Sipas zyrtarit rajonal për media të Policisë në Prizren, Shaqir Bytyçit, njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, teksa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Viktima është nga fshati Korishë,  mashkull i lindur në vitin 1970”, konfirmoi ai për portalin Gazeta e Prizrenit.

Sipas informacioneve personi i gjetur është Avdi Rexhaj.

Për vdekjen e tij ka njoftuar edhe familja, që njoftoi se lamtumira e fundit do t’i jepet sot, në orën 13:00, në Korishë.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si ‘Hetim i vdekjes’.

Asnjë koment

Comments are closed.