15-07-2024

Prizren: Ky është i dyshuari i arrestuar nga Antidroga në Prizren, i gjenden në trup shtatë paketime me marihuanë

Siç zbulon Gazeta Sinjali, i arrestuari për këtë rast është: Emra Dogani.

I fundit është kapur nga Policia e Antidrogës mbrëmë rreth orës 21:30, në aksionin e njohur si “Përfundimi”.

Gjatë kontrolliut të tij, policët i kanë gjetur shtatë foli – paketim me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 14 gramë dhe para të gatshme rreth 170 €.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia, e cila ka njoftuar se i dyshuari pas intervistimit, me udhrdhër të Prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit por nuk është gjetur asgjë e dyshuar”, zbulon njoftimi.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Asnjë koment

Comments are closed.