Prizren: Ky është i dyshuari që u arratis pas tentimvrasjes, ka të kaluar kriminale
Të shtëna me armë zjarri u dëgjuan sonte në Nashec të Prizrenit, ku u plagos një person, për motive dhe në rrethana akoma të paqarta. Policia ka intervenuar në vendin e ngjarjes, por i dyshuari ka arritur të ikë.
Gazeta Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari lidhur me këtë rast është Besnik Ukaj, i cili është arratisur me veturën e tij. Ukaj është emër i njohir për organet e rendit për shkak të të kaluarës së tij kriminale.
Ai është hetuar për një rastit të rrahjes brutale, më 22 janar 2022 në Prizren, shkruan Sinjali. Ukaj po ashtu ka qenë i dënuar për vrasjen e Salajdin Ukimerit, rojës së pompës së benzinës “Alba Petrol”, më 21 maj 2008 në Prizren,
Pas pak “Gazeta e Prizrenit” do të sjell detaje të tjera rreth këtij rasti.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.