12-12-2024

Prizren: Ky është i riu që vdiq sot, e zuri pakoja me qeramika

Një i ri ka vdekur në Prizren, pasi sa ishte në vendin e punës i ra në kokë një pako me qeramika.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Sipas Gashit, viktima ka vdekur në QKUK, si pasojë e plagëve të marra.

“Sipas hetimeve të para thuhet se nga ballkoni i katit të dytë i ka rënë një pako me qeramika në kokë. Personi ka vdekur në QKUK për shkak të plagëve të marra në vendin e punës. Rasti ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën ‘Brigada 125’ në Prizren”, deklaroi Gashi.

Faqja “Hoqa në diasporë” përmes një shkrimi ka njoftuar për rastin tragjik, ku humi jetën i riu nga ky fshat, Astrit Krasniqi.

Shkrimi:

“Me dhimbje te thelle njoftojmë vendasit miqte dhe dashamiret se ka ndrruar jete Astrit Hasan Krasniqi.
Per kohen e varrimit do ju njoftojme ne kohe”…

Asnjë koment

Comments are closed.