Prizren: Ky është i riu që vdiq tragjikisht në vendin e punës ( foto brenda tekstit )
“Gazeta e Prizrenit” raportoi pak më parë për rastin tragjik të djaloshit 25-vjeçar, i cili vdiq derisa ishte duke punuar në Prizren.
Sipas njoftimeve viktima është Arbër Gërguri nga fshati Vragoli i Komunës së Fushë Kosovës.
Në postimin e publikuar në Facebook nga faqja e fshatit të tashmë të ndjerit, shkruan se njoftimi për kohën e varrimit do të jepet më pas.
“Të dashur banorë të fshatit Vragoli me shumë dhimbje ju njoftojmë se ka ndërruar jetë tragjikisht në moshen 25 vjeçare Arbër Gërguri. Allahu e mëshiroftë Arbërin. Ngushllime familjes Gërguri, jemi me ju në këto çaste të vështira për ju. Për varimin e të ndjerit ju njoftojmë me kohë”, shkruan në postimin e faqes “Vragolia”.
Zëdhëndësi policor për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, njoftoi se incidenti tragjik ndodhi kur në një ndërtesë ne rrugen “Ekrem Rexha”, e cila po renovohet, brenda në katin e fundit të saj, derisa një puntor ishte duke punuar nga lartësia bie një profil metali, duke goditur në kokë viktimën.
Në vend ngjarje kanë dal hetuesit kujdestar të stacionit dhe Sektori Rajonal i Hetimeve, edhe inspektori i punës është informuar”, ka thënë Bytyqi.
/ Gazeta e Prizrenit